Ambasadori Poda mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës Kulturore Shqiptare në qytetin e Zagrebit.
Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Kroacisë, z. Ivan Malenica, si i dërguar i Kryeministrit Plenkovic, Ministrja e Turizmit të Kroacisë, znj. Nikolina Brnjac, e dërguara e Kryeparlamentarit Jandrokovic, deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj si dhe Kryetari i Unionit Shqiptar, z. Esad Çollaku.
Krahas Ambasadorit Poda, në këtë ceremoni morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Martin Berishaj, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut z. Milaim Fetai, përfaqësues të shoqatave të pakicës shqiptare në Kroaci etj.
Në ceremoni përshëndeti edhe Ministri i Drejtesise dhe Administrates Publike, Ivan Malenica.
Atmosfera kuq e zi u bë edhe më e bukur nën tigujt e muzikës, këngëve dhe valleve shqiptare, të sjella mjeshtërisht për të pranishmit nga Ansambli Prishtina.