Ambasadori Ilir Tepelena u takua me Rektoren e Universitetit Charles të Pragës, Prof. Milena Králičková dhe Zëvendës Rektoren Prof. Eva Voldřichová – Beránková. Ata diskutuan mbi bashkëpunimin ndëruniversitar si dhe shkëmbimet mes studentëve si ura të rëndësishme lidhjeje dhe si një investim për të ardhmen e marrëdhënieve mes të dy popujve. Katedra e Gjuhës Shqipe në Universitetin Charles të Pragës u konsiderua si një prezencë e rëndësishme dhe simbolike, e cila, shpresojmë që të tërheqë gjithnjë e më shumë vemendjen, interesin dhe kuriozitetin e studenteve çeke.
Ministri çek i Industrisë dhe Tregtisë priti në takim Ambasadorin Ilir Tepelena
Ministri çek Industrisë dhe Tregtisë Jozef Sikela priti në takim Ambasadorin Ilir Tepelena në prag të vizitës së tij në Tiranë (25-26 Mars). Diplomacia ekonomike dhe roli i saj në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, ishte në fokus të bisedës produktive me Ministrin Sikela. Të dy bashkëbiseduesit ndanë besimin se Forumi i Biznesit si dhe takimet mes sipërmarrësve të dy vendeve në formatin B2B, me rastin e kësaj vizite, do të jenë padyshim nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si energjia, turizmi, transporti, bujqësia, etj.