Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi një takim me Presidenten e Dhomës së Deputetëve, znj.Markéta Pekarová Adamová, një prej figurave të spikatura të politikës çeke. Biseda mes tyre u fokusua mbi rolin dhe kontributin e diplomacisë parlamentare në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes të dy vendeve e popujve, si dhe konsolidimin e lobit të miqësisë në Parlamentet përkatëse. Presidentja Pekarová Adamová rikofirmoi mbështetjen e palëkundur të Çekisë për të mbështetur Integrimin Evropian të Shqipërisë, në përgjithësi, dhe procesin e negociatave të anëtarësimit, në veçanti. Gjithashtu, ajo pranoi me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar së afërmi Shqipërinë.
Newsroom
Ambasadori Ilir Tepelena takon Presidenten e Dhomës së Deputetëve të Çekisë