Ambasadori Ilir Tepelena mori pjesë në promovimin e librit “Bukuria e ashpër e Shqipërisë” (Drsná krása Albánie) me autor Luboš Vránek në një nga sallat e biblotekës së Bashkisë së Pragës. Për rreth 2 orë z.Vránek i mbajti të pranishmit “të gozhduar” me rrëfimin dhe mbresat tij të sinqerta nga udhëtimi eksplorues në vendin Shqipëri, duke dhënë këshilla e udhëzime për turistët e ardhshëm çekë, të cilët pritet të jenë edhe më të shumtë pas leximit të këtij libri me kujtime prej udhëtimit – siç e tha dhe autori, “të shkruar me zemër”.