Në sallën e Konservatorit të Pragës, Ambasadori Ilir Tepelena pati kënaqësinë të përshëndesë koncertin “Beyond Borders”- një eksperiencë muzikore e veçantë, me performancën mbresëlënëse të orkestrës Ceman – Central European Academies Network Orchestra, e përbërë nga muzikantë të talentuar e virtuozë nga Shqipëria, Ukraina, Italia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Rumania dhe Moldavia, nën drejtimin e dirigjentit të njohur italian Romolo Gessi. Ishte një shfaqje, e cila, përmes fuqisë së muzikës, i tejkaloi kufijtë kombëtarë. Kulmi i mbrëmjes ishte performanca mahnitëse e solistes violiniste Laura Llozi dhe interpretimi emocionues i “Valles Shqiptare Simfonike nr.2” i kompozitorit Thoma Gaqi. Një natë e paharrueshme! Një falënderim i veçantë për dirigjentin Maestro Olsi Qinami! Krenarë për artistët shqiptarë!
Newsroom
Ambasadori Ilir Tepelena pati kënaqësinë të përshëndesë koncertin “Beyond Borders”