Takimi i parë me një përfaqësues të Qeverisë Çeke ishte pikërisht me z.Jozef Sikela, Ministër i Industrisë dhe Tregëtisë, në prag të vizitës së tij në Tiranë (25-26 Mars). Diplomacia ekonomike dhe roli i saj në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona, ishte në fokus të bisedës produktive me Ministrin Sikela. Ndamë besimin se Forumi i Biznesit si dhe takimet mes sipërmarrësve të dy vendeve në formatin B2B, me rastin e kësaj vizite, do të jenë padyshim nxitje e mëtejshme e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si energjia, turizmi, transporti, bujqësia, etj.