Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Tepelena në një ceremoni solemne në Kështjellën e Pragës i paraqiti Letrat Kredenciale, Presidentit të Republikës së Çekisë, z. Petr Pavel. Pas paraqitjes së Letrave Kredenciale Ambasadori zhvilloi një takim kortezie me Presidentin, ku ndër të tjera u diskutua për marrëdhëniet e miqësore që ekzistojnë ndërmjet dy vendeve tona.
Në hyrjen e Kështjellës së Pragës Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Tepelena iu bënë nderimet ushtarake të rastit ndërsa luhej himni kombëtar i Republikës së Shqipërisë dhe valëvitej flamuri shqiptar.
Newsroom
AMBASADORI I RI I SHQIPËRISË NË REPUBLIKËN ÇEKE, Sh. T. ZOTI ILIR TEPELENA I PARAQITI LETRAT KREDENCIALE PRESIDENTIT TË ÇEKISË SH. T. ZOTIT PETR PAVEL