Ambasadori Ilir Tepelena në 23 prill zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke Jan Lipavský, të cilit i shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Çekisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe për gatishmërinë për të asistuar në procesin e negociatave të anëtarësimit. Të dy bashkëbiseduesit ndanë vullnetin e mirë për të nxitur dhe thelluar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve përmes dialogut politik, diplomacisë ekonomike dhe marrëdhënieve në sektorë të tjerë. Me këtë rast, ambasadori, evidentoi vlerat dhe kontributin e veçantë të Komunitetit Shqiptar në Çeki si një urë bashkëpunimi mes dy popujve tanë.
Newsroom
Ambasadori Ilir Tepelena në 23 prill zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke