Ambasadori Ilir Tepelena mori pjesë në një mbrëmje muzikore ku spikati me virtuozitetin e tij performanca e pianistit shqiptar Egli Prifti. Ai interpretoi premierën botërore të Sonatës së 15, titulluar “Dëti,” të kompozitorit të mirënjohur Prof. Aleksandër Peçi që u duartrokit fuqishëm nga artdashësit shqiptarë dhe çek të pranishëm në ambientet e Kostel Svatého Vavřince në Pragë.
Krenar për artistët shqiptarë!