Në mbështetje të vijimit të mësimdhënies së shqipes në Universitetin e Karlit në Pragë Ambasadori Ilir Tepelena zhvilloi një takim me Drejtorin e Institutit të Etnologjisë, Studimeve të Evropës Qëndrore dhe Ballkanike, Dr. Adam Horálek dhe Drejtuesen e Katedrës së Gjuhës Shqipe Dr. Orkida Backus Borshi. Mesazhi kryesor i ambasadorit ishte: “Prezenca e rëndësishme dhe simbolike e Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Karlit, një prej Universiteteve më të vjetër në botë, si dhe prania e studentëve shqiptarë në Republikën Çeke, konsiderohen jo vetëm pjesë të rëndësishme të bashkëpunimit ndëruniversitar, por edhe ura të rëndësishme lidhjeje mes të dy vendeve dhe si një investim për të ardhmen e marrëdhënieve mes të dy popujve tanë”.