MINISTRI NË DETYRË PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME, GENT CAKAJ U TAKUA ME HOMOLOGUN TOMÁŠ PETŘÍČEK

Shtator 2019 - Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček.

Në vazhdën e takimeve për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Ministri në Detyrë Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në Republikën Çeke, perpara vizitës të paralajmëruar për në Berlin. Në takimin e punës të zhvilluar në Pragë ai u fokusua në progresin që ka bërë Shqipëria në zbatimin e reformave si kusht kryesor në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë, Cakaj u shpreh se Shqipëria i ka realizuar të gjitha kriteret e përcaktuara, siç e konfirmon edhe rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian dhe pret që Këshilli Evropian të marrë parasysh reformat e ndërmarra nga vendi ynë.
Ministri Petříček vlerësoi plotësimin e kritereve nga ana e Shqipërisë dhe i premtoi homologut të lobonte me vendet skeptike në përkrahje të realizimit të këtij objektivi të rëndësishëm në ecurinë evropiane të vendit tonë. Ministri Petříček gjithashtu vleresoi faktin që Shqiperia ishte vendi i parë jashtë BE-së që firmosi marreveshjen me FRONTEX, marrëveshje e cila i ka dhëne frytet e para pozitive në luftën kundër emigracionit illegal dhe lëndëve të ndalura.
Të dy bashkëbiseduesit u ndalën në bashkëpunimin dypalësh në kuadër të kryesisë shqiptare të OSBE-së, në nevojën për rritjen e marrëdhënieve ekonomike, mbi sigurinë në rajonin e Ballkanit, që po bën një punë të lavdërueshme për frenimin e emigracionit të paligjshëm drejt Evropës.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Praha 1, Sněmovní 173/9
PSČ 118 00
Czech Republic

Tel / Fax

Tel: +420 233 370 594
Fax: +420 233 313 655
Numri i emergjences:
+420 775 041 553

E-MAIL

embassy.prague@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00