
Prill 2019 - Nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Znj. Vasilika Hysi kryesoi delegacionin që zhvilloi në Pragë një vizitë të organizuar nga Instituti Amerikan NDI - National Demokratic Institute, në bashkëpunim me Senatin Çek. Gjatë vizitës Znj. Hysi dhe Ambasadori Kuka zhvilluan një takim me Senatorin Hampl - Kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Evropën. Senatori Hampl u shpreh për efektin pozitiv që kanë dhënë reformat, si dhe për progresin që ka bërë Shqipëria në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Znj. Hysi e falenderoi Senatorin Hampl për mbështetjen e vazhdueshme që Senati dhe Qeveria Çeke po i japin Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian. Bashkëbiseduesit ranë dakord që të vazhdonin shkëmbimet e vizitave në mes të grupeve parlamentare reciproke.