
Ambasadori Cici takon Jessica Natali, e cila ka fituar pozicionin si „Chef de partie“ në restorantin e famshëm danez NOMA.
Jessica me nënë shqiptare dhe baba italian është diplomuar në shkollën e hotelerisë në Lorento (Ancona) dhe është shqiptarja e parë që punon me kontratë në restorantin "Noma" në Kopenhagë, të njohur ndërkombëtarisht, fitues i shpërblimeve të shumta prestigjioze dhe tre herë restoranti më i mirë në botë.
Jessica Natali, një vajzë, e cila është krenare për origjinën e saj shqiptare dhe me një shqipe shumë të pastër pohon që i mungon Shqipëria, të afërmit dhe miqtë e saj atje, kuzhina tradicionale, vendet e bukura, ndonëse shkon shpesh për pushime atje. Ajo ka fituar një kontratë si “Chef de partie„ pas një periudhe të gjatë prove dhe trajnimi gjatë së cilës ajo mundi të tregojë jo vetëm pasionin e saj për gatimin por edhe profesionalizmin në nivelin e kërkesave të një restoranti të tillë sic është NOMA në Kopenhagë.
Jessica është kuzhinierja më e re e punësuar në Restorantin NOMA.
Për suksesin e Jessicas dhe punësimin e saj në NOMA kanë shkrojtur edhe gazetat italiane (Claudia Arleti në La Republica).
Ambasadori Cici i dhuroi Jessicas nje flamur të vogël shqiptar si një kujtim nga vizita e saj e parë në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagë.