Ministri Ditmir Bushati përfundon vizitën në Kinë

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit në Republikën Popullore të Kinës, u takua me Anëtarin e Këshillit të Shtetit Yang Jiechi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme.

Rikonfirmimi i marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve dhe rezultatet e pritshme në realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë ishin në fokus të diskutimeve mes Ministrit Bushati dhe z. Yang Jiechi, i cili nënvizoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i trajtimit si të barabartë dhe besimit reciprok.

Gjatë bisedës, Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë dhe diskutimet e frytshme do të ndikojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të "Rrugës së Arbrit", si edhe për mundësimin e çertifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë.

"Kina - theksoi z. Yang - i kushton shumë vëmendje marrëdhënieve me vendet e Evropës, e në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, e cila e ka mbështetur atë në momente të vështira për t'u rikthyer në vendin që i takonte në OKB", si dhe konfimoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.

Bashkëbiseduesit u shprehën se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rrugën e duhur, por ata theksuan se duhen shfrytëzuar më shumë potencialet ekzistuese, duke u ndalur në projekte konkrete në infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe kontaktet njerëzore e zhvillimin e kapaciteteve.

Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila në vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00