Thirrje për të mbështetur këngën shqiptare në Eurovision 2013 / 16.05.2013

dashur bashkëkombas me banim Danimarkë dhe Skandinavi,

dashur miq Shqipërisë dhe shqiptarëve,
Kam kënaqësinë t’Ju bëj me dije se sot, orën 21:00, Arenën e qytetit Malmös ku mbahet Eurovision 2013, Shqipëria do përfaqësohet me këngën e bukur “Identitet„ kënduar nga Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko, kompozuar nga Bledar Sejko, me tekst Eda Sejkos.
http://www.eurovision.tv/page/history/year/participant-profile/?song=29563. Kjo këngë përfaqëson jo vetëm Shqipërinë këtë Festival Evropian këngës, por gjithë shqiptarët, kudo ku ata jetojnë dhe gjithë miqtë dhe dashamirësit e tyre. Kjo këngë, dhe artistët që do interpretojnë përfaqësojnë sot sytë e Evropës por edhe mbarë Botës, këtë gjysëm-finale rëndësishme flamurin shqiptar, kombin, historinë, traditën, kulturën tonë lashtë dhe re.
Ata janë sot simboli i bashkimit të dëshirës sonë të madhe për t’u përfaqësuar denjësisht në këtë ngjarje të madhe evropiane. Por nuk mjafton vetëm kaq. Ata kanë nevojë për mbështetjen tonë dhe të të gjithë juve që, sot do të shikoni me dashuri, mall, krenari, pse jo edhe me ankth flamurin shqiptar të ngrihet në mes të Malmös shoqëruar me tingujt e këngës së bukur “Identitet„. Gjatë atyre tre minutave të rëndësishme “Identitet„ lartësohet si kënga-himn e mbarë shqiptarëve.
 
Prandaj të dashur miq u bëj thirrje të mbështesim duke votuar masivisht këngën tonë përfaqësuese në Eurosong, sot në orën 21:00.
 
Miqësisht,
 
Arben Cici
 

 

Ambasador

Adresa

Ambasada Shqiptare
Frederiksholms Kanal 4, st.tv. 1220
Copenhagen, Denmark

Tel / Fax

Tel. + 45/ 33917979
Fax. + 45/ 33917969
Nr. i emergjences
+45 91783183

E-MAIL

embassy.copenhagen@mfa.gov.al

Orari zyrtar

Nga e Hëna në të Premte
09:00 – 17:00