Më 20 Prill 2026, Ambasadori Sami Shiba u takua dhe diskutoi me Shefin e Misionit dhe të Ngarkuarin me Punë të Shteteve të Bashkuara në Egjipt, SH.T. Robert Silverman, rreth bashkëpunimit dypalësh, zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare, gjatë pjesëmarrjes në pritjen e organizuar me rastin e marrjes së detyrës si Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Cairo.
Së bashku vlerësuam dhe riafirmuam partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm midis dy vendeve tona, bashkëpunimin tonë të ngushtë dhe miqësinë e gjatë, si dhe aleancën tonë të palëkundur brenda NATO-s. Për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik.
Duke iu referuar zhvillimeve të sigurisë rajonale dhe globale, përfshirë situatën aktuale në Lindjen e Mesme, Silverman falënderoi Shqipërinë për pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, si dhe për angazhimin për të kontribuar në Gaza. Ne konfirmuam se Shqipëria qëndron fort me aleatët e saj në mbështetjen e përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga blerja e armëve bërthamore ose të tjera të shkatërrimit në masë dhe për të mbrojtur paqen rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm.


