Më 2 Qershor 2024, Ambasadori Sami Shiba i dorëzoi Letrat Kredenciale Madhërisë së Tij, Mbretit Abdullah II, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, jo-rezident, gjatë një ceremonie në Pallatin Basman, Aman, Jordani. Drejtori i Oborrit Mbretëror Yousef Issaëi dhe Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ayman Safadi morën pjesë në ceremoni.
Në takim, pas prezantimit të letrave, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për çështje të ndryshme me interes të përbashkët etj.