Më 09 Shtator 2024, Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me Asistent Ministrin e Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve, për Evropën Lindore dhe Jugore, Republika Arabe e Egjiptit, Ambasador Tarek Khalil, me kërkesën e tij. Gjatë takimit, pas vlerësimit të përbashkët për marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe diskutimit mbi ecurinë e marrëdhënieve dhe bashkë punimin midis dy vendeve, Ambasadori Khalil u shpreh se e kërkova takimin për të paraqitur së pari kërkesën e Egjiptit për mbështetjen e Shqipërisë për draft rezolutën e titulluar: “Application of IAFA Safeguaeds in the Middle East”, submitted by Egypt to the 68th Session of the General Conference of the International Atomic Eneregy Agency (IAEA), Vienna, 16-20 September 2024, dhe së dyti, për të informuar lidhur me vizitat që Ministri i Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë, Ambasador Badr Abdelatty, pritet të zhvillojë në vendet e Ballkanit, sipas tij, duke filluar me vizitën në Shqipëri.
Newsroom
Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me Asistent Ministrin e Punëve të Jashtme