Më 22 Dhjetor 2024, në kuadër të diplomacisë ekonomike, Ambasadori Sami Shiba priti në takim investitorë egjiptianë, respektivisht Inxh. Mahmoud Ahmed, President i Grupit të Investitorëve egjiptinë dhe Znj. Aya Dawidar, President i Luxury Trade LL.C, të cilët shprehën interesin e Grupit të Investitorëve Egjiptianë dhe të Lindjes së Mesme për zgjerimin e investimeve të tyre në Shqipëri dhe, në këtë kontekst, për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Egjiptit dhe Shqipërisë. Kërkuan gjithashtu dhe mbështetje për një takim të mundshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri për eksplorimin e fushave te mundshme të bashkëpunimit dhe investimit. Grupi është i specializuar në sektorë si mndërtimi, zhvillimi i pasurive të paluajtshme, energjia e rinovueshme, turizmi, menaxhimi i hoteleve, automobilat etj,, si dhe ka histori të dëshmuar të projekteve të suksesshme në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar. Grupi, siç u shprehën, gjë që ua konfirmuam, e ka identifikuar Shqipërinë si një vend me potencial të jashtëzakonshëm dhe dinamik për investimet e huaja, ku vendndodhja strategjike, kultura e gjallë dhe përkushtimi ndaj zhvillimit ekonomik kanë tërhequr interesin e tyre.
Newsroom
Takim me përfaqësues të Grupit të Investitorëve Egjiptianë dhe të Lindjes së Mesme