Më 13 Mars 2025, Ambasadori Sami Shiba, u takua me Zevendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, për Çështjet Evropiane, Ambasador Wael Hamed. U diskutua mbi ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpunimin politik, shkëmbimin e vizitave të nivelit të lartë, bashkëpunimin ekonomik, rritjen e shkëmbimeve tregtare etj. Referuar insistimit të Ambasadorit Shiba, diskutimi u fokusua në përcaktimin e kohës për realizimin e vizitës në Tiranë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë të Republikës Arabe të Egjiptit, SHT Badr Abdelatty, për të cilën u ra dakord që të shihet mundësia e realizimit të vizitës duke filluar nga muaji Qershor 2025, organizmin e Konsultimeve Diplomatike (KD) me Egjiptin, si dhe mbajtjen e Sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik etj., duke evidentuar se marrëveshja për mbajtjen e këtij komisioni është nënshkruar që në vitin 1993.
Newsroom
Ambasadori Shiba zhvilloi një takim me Zv.Ministrin e Punëve të Jashtme, Ambasadorin Hamed