Më 7 Prill 2025 Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me Asistent Ministrin e Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë, për Çështjet e Protokollit, Ambasador Haythaml Salah. Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi ecurinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë, veçanërisht mbi përcaktimin e mundshëm të kohës për realizimin e vizitës në Tiranë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë, Ambasador Badr Abdelatty, organizmin e Konsultimeve Diplomatike (KD) me Egjiptin, mbajtjen e Sesionit të parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, zbatimin e reciprocitet etj.
Newsroom
Ambasadori Sami Shiba zhvilloi një takim me Asistent Ministrin e Punëve të Jashtme