Vizita e parë ministrore e nivelit të lartë nga një zyrtar egjiptian në Shqipëri në gati 20 vjet u zhvillua në Tiranë, më 12-14 dhjetor 2025. Ministrja egjiptiane e Planifikimit, Zhvillimit Ekonomik dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, znj. Al-Mashat dhe Ministrja e Ekonomise dhe Inovacionit, znj. Ibrahimaj drejtuan Sesionin e Parë të Komitetit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik.
Ministrja Ibrahimaj dhe Ministrja Al-Mashat nënshkruan dy Memorandume Mirëkuptimi për shkëmbim ekspertize në politikat e zhvillimit ekonomik dhe për të rritur investimet e përbashkëta midis dy vendeve.

Nënshkrimi i Protokollit të Sesionit të Parë të Komitetit të Përbashkët, ku të dy vendet kanë rënë dakord të eksplorojnë mundësitë e partneritetit në 25 sektorë strategjikë.


