MARRËDHËNIET NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS ARABE TË EGJIPTIT
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Egjiptit janë vendosur më 19 prill 1956. Marrëdhëniet mes të dy vendeve që janë tradicionalisht shumë të mira dhe miqësore dhe pa probleme të trashëguara, mbështeten mbi bazat e respektimit të parimeve të sovranitetit, interesit të ndërsjellë, zgjerimit të marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe. Qeveria egjiptiane, forcat e ndryshme politike, pushteti, shoqëria civile, por edhe populli egjiptian, vazhdojnë të mendojnë dhe deklarojnë se Shqipëria është një vend mik dhe se populli shqiptar është një popull “vëlla”, me të cilin i lidhin raporte të ngushta bashkëpunimi. Dëshira për t’i thelluar më tej marrëdhëniet me vendin tonë shprehet haptazi nga të gjitha nivelet e politikës apo zyrtarëve egjiptianë.
Që nga hapja e përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Kajro, është punuar në drejtim të intensifikimit të marrëdhënieve politike, forcimit të dialogut politik, thellimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes së shkëmbimeve tregtare, rritjes së investimeve egjiptiane në Shqipëri, si dhe plotësimit të kornizës ligjore të bashkëpunimit me Republikën Arabë të Egjiptit.
Shkëmbimi i vizitave të nivelit të lartë vlerësohet i rëndësishëm për zhvillimin e dialogut politik, si dhe për të diskutuar më gjerësisht rreth marrëdhënieve dhe agjendës së bashkëpunimit në të ardhmen. Bie në sy fakti se ka një disbalancë lehtësisht e dukshme në shkëmbimin e vizitave zyrtare midis dy vendeve (që nga viti 1991 janë zhvilluar mbi 25 vizita të zyrtarëve të lartë të Shqipërisë në Egjipt, përkundrejt tre vizita nga pala egjiptiane, në vendin tonë). Shqipëria është vizituar vetëm një herë në rang MPJ, nga ish Ministri i Jashtëm egjiptian, Amr Moussa në vitin 1995. Në 20 shtator 2021, dy ministrat e jashtëm Xhaçka dhe Shoukry dhe në Shtator 2023, dy ministrat e jashtëm Hasani dhe Shoukry u takuan në Nju-Jork, ku evidentuan rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve në aspektin dypalësh dhe në kuadër të UNSC, ku Shqipëria deri në fund të vitit 2023 ishte vend anëtar jo i përhershëm.
Vizita e Kryeministrit Rama në tetor 2021 ishte vizita e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar në Egjipt prej mëse dy dekadash, ç’ka evidentoi rëndësinë e saj për marrëdhëniet mes dy vendeve. Qëllimi i vizitës ishte forcimi i marrëdhënieve, në rrafshin bilateral, në të gjitha fushat me itneres të përbashkët dhe atë multilateral, me fokus bashkëpunimin në kuadër të UNSC. Gjatë kësaj vizite, KM Rama zhvilloi takime me Presidentin, Kryetarin e Parlamentit dhe KM e Egjiptit.
Vizita e KM Rama solli rigjallërimin e agjendës politike dhe harmonizimin e saj me bashkëpunimin ekonomik, nënshkrimin e tre dokumenteve për bashkëpunim në fushën e kulturës, konfirmimin e interesit të ndërsjellë për të bashkëpunuar në kuadër të UNSC për çështjet rajonale që lidhen me Afrikën dhe Lindjen e Mesme, në avancimin e agjendave të përbashkëta për paqen dhe sigurinë, përafrimin e pikëpamjeve për çështjet e sigurisë, ato rajonale dhe ndërkombëtare.Nga të dy palët i është kushtuar vëmendje plotësimit të kuadrit ligjor mes dy vendeve.
MARRËVESHJE DHE MEMORANDUME TË NËNSHKRUARA
Memorandum mirëkuptimi për konsultime diplomatike midis Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 25.05.1993, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, nënshkruar më 22.05.1993, hyrë në fuqi më 01.01.1994.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit për bashkëpunimin ekonomiko-shkencor dhe teknik, nënshkruar më 22.05.1993, hyrë në fuqi më 01.01.1994.
Memorandum mirëkuptimi i Komitetit të Përbashkët midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 03.11.1993, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
Marrëveshje për krijimin e një komisioni të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 15.12.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Protokoll për bashkëpunim në fushën e drejtësisë ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar dhe hyrë në fuqi më 15.12.1994.
Marrëveshje tregtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 15.12.1994.
Protokoll për bashkëpunimin shkencor e teknik në kuadrin e Marrëveshjes për bashkëpunimin shkencor e teknik midis Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për vitet 1995-1997, nënshkruar më 15.12.1994, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Marrëveshje për shërbimet ajrore ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 27.08.1995, hyrë në fuqi më 26.01.1999.
Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e rendit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 24.10.1995, hyrë në fuqi më 26.02.1998.
Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit mbi heqjen e vizave për pasaportat diplomatike, të shërbimit dhe speciale, nënshkruar më 02.04.2002, hyrë në fuqi më 07.06.2010.
Program bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit teknik, kulturor dhe shkencor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, për vitet 2002-2004, nënshkruar më 02.04.2002, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Arabe të Egjiptit mbi ekstradimin, nënshkruar më 2.4.2002, hyrë në fuqi më 26.7.2004.
Protokoll bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit në fushën e luftës kundër terrorizmit, nënshkruar më 02.04.2002, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
Marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal mbi të ardhurat dhe kapitalin ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 23.02.2005, hyrë fuqi më 14.12.2005.
Programi ekzekutiv i bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për vitet 2013-2016, nënshkruar më 31.03.2013, hyrë në fuqi datën e nënshkrimit.
Marrëveshje ndërmjet Këshillit Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit, mbi bashkëpunimin doganor dhe ndihmën e ndërsjellë, nënshkruar në 01.02.2015, hyrë në fuqi më 24.05.2015.
Memorandum mirëkuptimi të bashkëpunimit në fushën e trajnimit diplomatik ndërmjet Akademisë Diplomatike të Ministrië së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Studimeve Diplomatike të Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar në Tiranë, më 07.12.2020.
Memorandum Mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Lartë të Antikeve të Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar në Egjipt, më 23.10.2021.
Program Ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar në Egjipt, më 23.10.2021.
Protokoll Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Përgjithshme të Librit Egjiptian të Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar në Egjipt, më 23.10.2021.
Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit, nënshkruar më 19.09.2022.
MARRËVESHJE DHE MEMORANDUME NË PROÇES
Projektmarrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Arabe të Egjiptit për transportin detar,
Projektmemorandum bashkëpunimi në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës,
Projektmarrëveshje në fushën e turizmit,
Projektmarrëveshje për bashkëpunimin teknik,
Projektmarrëveshje bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar,
Projektmarrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH-së dhe Arkivave Kombëtare të Republikës Arabe të Egjiptit,
Projektmemorandum Mirëkuptimi ndërmjet Akademive të Shkencave,
Amendimi i Marrëveshjes mbi Aviacionin civil,
Projektmarrëveshje në fushën e bujqësisë dhe peshkimit,
Projektmarrëveshje në fushën e radio-televizionit ndërmjet Agjencive të lajmeve të dy vendeve,
Projektmarrëveshje mbi ripranimin e personave me qëndrim të paautorizuar,
Projektmemorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve të RSH dhe Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve të Egjiptit.