Më 17 Mars 2025, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë të Republikës Arabed të Egjiptit, SHT Badr Abdelatty, Ambasadori Sami Shiba morti pjesë në prezantimin, për ambasadorët e akredituar në Kajro, që Zv.Kryeministri, njëherësh dhe Ministër i Shëndetësisë i Repubikës Arabë të Egjiptit, Khaled Abdel-Ghaffar dhe Ministri i Punëve të Jashtme Badr Abdelatty, lidhur me planin arabo-islamik për rindërtimin e Rripit të Gazës. Ministri Abdelatty u fokusua në situatën politikë, humanitare dhe të sigurisë në Rripin e Gazës, rolin e Egjiptit si aktor i rëndësishëm, si dhe për finalizimin e procesit të paqes, duke evidentuar rëndësinë e vazhdimit të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraeli dhe Hamasit, duke e konsideruar vendimtare për fillimin e procesit të implementimit të planit artabo-islamik për rindërtimin e Rripit të Gazë, pa zhvendosur popullsinë palestineze, duke kërkuar njëherësh mbeshtëtjen e faktorit ndërkombëtar për për zbatimin e Planit, për të cilin, sipas Zv.Kryeministrit, njëherësh dhe Ministër i Shëndetësisë i Repubikës Arabë të Egjiptit, Khaled Abdel-Ghaffar dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Badr Abdelatty kërkohen rreth 53 miliardë dollarë. Me qëllim sigurimin e këtij fondi të konsiderueshëm, Ministri i Jashtëm egjiptian deklaroi se do të mbahet një Konferencë Ndërkombëtare në Kajro, në nivel Ministri, që ka shumë mundësi të konsiderohet Konferencë Donatorësh.
Në fund të këtij eventi, Ambasadori zhvilloi një bisedë të shkurtër me Ministrin e Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Emigrantëve Egjiptianë, SHTZ Badr Abdelatty, i cili, ndër të tjera, promtoi se, brenda një kohe të shkurtër, do të zhvillojë vizitën në Shqipëri.
Newsroom
Ambasadori Shiba merr pjesë në prezantimin e planit arabo-islamik për rindërtimin e Gazës