Ne kuader te Samitit Diaspora Shqiptare 2030, Ambasador Shiba ka pritur ne nje takim te veçante perfaqesuesin më me zë te diapsores se vjeter shqiptare, z. Erik Adam, i cili eshte biznesmen i suksesshem ne Egjipt, si dhe sternip i patriotit te madh te Rilindjes, Thimi Mitko.
Gjate bisedes, z, Adam ka falenderuar per ftesen per pjesemarrjen ne ate Samit, duke marr gjithashtu angazhimin per komunikim te metejshem me shqiptare te diaspores se vjeter dhe te re, ne menyre qe komunitetit shqiptar ne Egjipt te arrije te kete nje pjesemarrje sa me te gjere ne kete aktivitet mbare kombetar.
Ambasador Shiba, nga ana e tij, ka shprehur besimin ne angazhimin e marre persiper nga z. Adam, si dhe e ka falenderuar ate edhe per mbeshtetjen e herepashershme te tij dhe kompanise qe drejton ne aktivitetet qe Ambasada ka realizuar me komunitetin shqiptar ne Kajro, Aleksandri etj.



