Ambasadori i Shqipërisë i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Egjiptit
Më 14 Korrik 2024, Ambasadori Sami Shiba i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Shkëlqesisë së Tij, Abdel Fattah Al-Sisi, si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident, gjatë një ceremonie në Pallatin Etihadya, Kajro, Egjipt. Ministri i Punëve të Jashtme, Emigracionit dhe Çështjeve të Mërgimtarëve Egjiptianë, Ambasador Badr Abdelatty, mori gjithashtu pjesë në ceremoni.
Në takim, pas prezantimit të letrave, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, si dhe për çështje të ndryshme me interes të përbashkët etj.