AKTIVITETE
Zv. Kryeministrja Balluku merr pjesë në Festivalin e Politikës në Bruksel
Më 16 tetor, Zv. Kryeministrja, Belinda Balluku, mori pjesë në në edicionin e 22 të Festivalit të Politikës, një even i cili organizohet çdo vit nga ‘Friends of Europe’ me të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë nga të gjitha fushat dhe institucionet. Kryeministrja Balluku ishte pjesë e Panelit me temë “Siguria e Evropës: Një Pikë Kthese”, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës, Taras Kachka, Zëvendëspresidenten Ekzekutive të Komisionit Europian për Sovranitetin Teknologjik, Sigurinë dhe Demokracinë, Henna Virkkunen si dhe ish Presidenten e Lituanisë, Dalia Grybauskaité.

Znj. Balluku ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë në përballjen me sulmet kibernetike në vitin 2022, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve për t’u mbrojtur nga çdo rrezik që cenon sigurinë tonë të përbashkët. “Duhet të kuptojmë se uniteti është një nga instrumentet më të rëndësishme që duhet përdorur për sigurinë tonë. Ndërtimi i një arkitekture të re mbrojtëse me vështrim afatgjatë për këtë kontinent të vjetër është ndoshta hapi më i rëndësishëm për një të ardhme të sigurt,” u shpreh znj. Balluku.
***
Ministrja Sipropali merr pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit
Me 9 tetor 2025, në zhvillua në Belfast takimi i Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit, në kuadër të Kryesisë britanike të Procesit për vitin 2025. Shqipëria u përfaqësua nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Elisa Spiropali.



