Me datë 23 tetor, Ambasadori Hoxha ishte pjesë e një paneli diskutimi me temë “Prioritetet strategjike për politikën e zgjerimit të BE-së”. Aktiviteti u organizua nga Qendra për Studime të Politikave Evropiane (CEPS) dhe bashkoi në diskutim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Anëtarësimit të Komisionit Evropian (ENEST), z. Gert Jan Koopman, me Ambasadorët e Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, Moldavisë dhe Ukrainës.
Ky aktivitet, i cili i paraprin në kohë publikimit të Raportit vjetor të Komisionit Evropian për politikën e zgjerimit (4 nëntor), si dhe Forumit të Zgjerimit (18 nëntor) u fokusua te prioritetetstrategjike të vendeve kandidate në këtë proces, duke nxitur diskutimin përtej çështjeve teknike të përafrimit në planin ligjor apo të standarteve. Po ashtu, në qendër të diskutimit ishte dhe kontributi i vendeve kandidate në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e pozicionit gjeopolitik të BE-së apo dhe të nevojave për reformimin e saj të brendshëm, në mënyrë që anëtarësimi i vendeve të reja të jetë sa më efiçient.

DG ENEST vlerësoi se procesi i zgjerimit është duke u përshpejtuar dhe evidentoi shembujt e Shqipërisë dhe Malit të Zi. U konfirmua se puna për afatet respektive të vendosura është në shinat e duhura, veçanërisht sa i përket substancës. Prandaj është e nevojshme të konsolidohen reformat. Ambasadori Hoxha theksoi ndër të tjera se kurrë më parë nuk është folur më konkretisht dhe seriozisht për integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE. Ai vuri në dukje kthjelltësinë me të cilën Shqipëria e vlerëson ritmin e përshpejtuar të procesit të integrimit, dhe më shumë rëndësi kanë rezultatet duke respektuar afatet. Ai vlerësoi lidershipin e Komisioneres Kos dhe DG ENEST.
Shqipëria tha ai, po korr sot edhe frutet e punës së bërë ndër vite kur besonte te procesi edhe pse shumë e shihnin të pamundur. Një ndër sfidat është që të mund të bëjmë edhe qytetarët evropiane të bensojnë tek procesi jo vetem si përfitim për vendet kandidate por edhe si investim për të ardhmen e tyre, sic ka qenë gjithnjë procesi i zgjerimit të BE-së.
Video e plotë e aktivitetit gjendet në:


