
JETËSHKRIMI I AMBASADORIT
Dr. Suela Janina
Znj. Suela Janina është emëruar Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian me Dekretin e Presidentit të Republikës Nr. 8660, datë 31.7.2014. Ambasadorja Janina i paraqiti Letrat Kredenciale Presidentit te Keshillit Europian SH.T. Z Herman Van Rompuy, ne datën 4 nëntor 2014.
Znj. Janina u lind më 28.6.1976. Ajo ka përfunduar studimet per drejtësi në Universitetin e Tiranës dhe ka ndjekur Masterin për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, të akorduar nga një program i përbashkët i Universitetit të Sarajevës dhe Universitetit të Bolonjës. Ambasadorja Janina mban gradën shkencore “Doktor” në fushën e së drejtës ndërkombëtare, të mbrojtur në Universitetin e Tiranës.
Ambasadorja Janina është diplomate karriere. Ajo u bë pjesë e shërbimit të jashtëm në gusht 1999 dhe deri më tani ka patur detyra të ndryshme diplomatike në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jashtë vendit. Para se të emërohej në detyrën e Ambasadorit, znj. Janina ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Marrëdhënieve Shumëpalëshe.
Ambasadorja Janina ka nja eksperiencë të gjerë me organizatat ndërkombëtare. Në maj 2011 ajo u zgjodh anëtare e Komitetit të OKB për Zhdukjet me Forcë dhe mban për të dytën herë radhazi detyrën e nënkryetarit të Komitetit. Ajo është caktuar zëvendësarbitër në Gjykatën e OSBE për Pajtim dhe Arbitrazh.
Ambasadorja Janina zotëron gjuhët angleze, italiane dhe flet gjuhën frenge.
Ambasadorja Janina është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.