Në takimin me Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut mbi thirrjen e tij për mbështetjen e Zyrës së tij për vitin 2026, Ambasadorja Vasilika Hysi rikonfirmoi mbështetjen e fortë dhe të palëkundur të Shqipërisë për Komisionerin dhe zyrën e tij.
Puna e zyrës së Komisionerit është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Shqipëria përgëzon Zyrën e Komisionerit për përkushtimin dhe guximin e treguar duke punuar shpesh në mjedise sfiduese dhe të rrezikshme, për të mbrojtur të drejtat e të gjithë njerëzve.
Në vitin 2025, Shqipëria kontribuoi financiarisht në fondin vullnetar për zyrën e Komisionerit dhe për Rishikimin Periodik Universal.
Shqipëria rikonfirmon mbështetjen e saj për mandatin e Zyrës së Komisionerit dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë.


