Në datat 17-22 nëntor 2025 po zhvillon punimet Takimi i 11-të i shteteve palë të Konventës Kuadër të OBSH-së për kontrollin e duhanit.
Gjatë debatit të përgjithshëm, në datë 17 nëntor 2025 Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino riafirmoi angazhimin afatgjatë të Shqipërisë ndaj Konventa kuadër për kontrollin e duhanit, dy dekada pas ratifikimit, avancimin e masave të bazuara në prova që zvogëlojnë pirjen e duhanit; forcimin e mbrojtjes së shëndetit publik dhe rritjen e transparencës në vendimmarrjen globale; raportimin e një nga normave më të ulëta të përdorimit të duhanit në rajon, në 22%; gatishmërinë e Shqipërisë për të promovuar transparencën dhe për të thelluar bashkëpunimin për një të ardhme më të shëndetshme për të gjithë.


