Në datë 1 korrik 2026 Ambasadorja e RSh në Gjenevë, znj. Vasilika Hysi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), z. Daren Tang, gjatë të cilit u dorëzuan instrumentet e aderimit të Shqipërisë në tre traktate të rëndësishme: Traktatin e Marrakeshit për lehtësimin e aksesit në veprat e botuara për personat e verbër dhe me vështirësi në shikim; Traktatin e Singaporit per ligjin e markave tregtare Traktatin e Nairobit per ruajtjne e simbolit olimpik.
Ambasadorja shprehu mirënjohje për mbështetjen e WIPO-s në projektet e trajnimit dhe forcimit të kapaciteteve në fushën e pronësisë intelektuale;
Theksoi angazhimin e Shqipërisë në proceset ndërkombëtare, përfshirë koordinimin e Grupit CEBS.
nënvizoi sfidat në zbatimin e traktateve dhe nevojën për investim në kapacitetet njerëzore, përhapjen e informacionit dhe përdorimin e mjeteve digjitale.
Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin në rritje me Shqipërinë, veçanërisht në fushat e inovacionit dhe ekonomisë digjitale, si dhe konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të WIPO-s për zbatimin e traktateve dhe shprehu vleredimet makdimale per rolin aktiv të Shqipërisë në koordinimin e Grupit CEBS.


