Diten e shtunë, me 8 Mars 2014, ambasadorja Kodra organizoi një pritje për gratë shqiptare që jetojnë e punojnë në Gjenevë. Pritja kaloi në një atmosferë të përzemërt e miqësore.
Në fjalën e saj, znj.Kodra theksoi se zgjodhi 8 Marsin, ditën ndërkombëtare të grave për të mbledhur komunitetin shqiptar në Zvicër me dëshirën për të vendosur e mbajtur marrëdhënie bashkëpunimi me të gjithë shqiptarët në Gjenevë e Zvicër, duke e filluar këtë me gratë.
Gratë shqiptare që punojnë në institucione bankare, arsimore, organizata të ndryshme ndërkombëtare në Gjenëvë, falënderuan ambasadoren për këtë nismë dhe shprehën dëshirën dhe gatishmërinë për të qenë aktive në të ardhmen.