Rifitimi i shtetesise

RIFITIMI I SHTETËSISË
 
Shtetasit që duan të aplikojnë për këtë shërbim mund të vizitojnë portalin e-albania pa u regjistruar/log-uar. 
 
Në vijim  aplikuesi do të kontaktohet për sqarime dhe caktim të një date/orari për një takim në sektorin konsullor të Ambasadës.  
 
 
RIFITIMI I SHTETËSISË NGA PERSONI, QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE PËR SHKAK TË PREMTIMIT TË FITIMIT TË NJË SHTETËSIE TJETËR 
 
PERSONI E RIFITON SHTETËSINË SHQIPTARE NË QOFTË SE NUK KA FITUAR SHTETËSINË E PREMTUAR, SI DHE PERSONAT QË JETOJNË NË SHTETET KU LEJOHET DY OSE MË SHUMË SHTETESIA.
 
 
1. PËR ISH-SHTETASIN SHQIPTAR, QË NUK KA FITUAR SHTETËSI TJETËR, PËR RIFITIM TË SHTETËSISË SHQIPTARE
 
Dokumentacioni i nevojshëm: 
 
NGA KONSULLI
 
1. Çertifikata e lindjes
2. Çertifikata familjare
3. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor
4. Çertifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi
 
NGA APLIKANTI
 
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU
2. Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi
3. Fotografia e aplikuesit (3 copë) (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre)
4. Mandat pagesa
 
 
2. PËR ISH-SHTETASIN SHQIPTAR QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE KA FITUAR NJË SHTETËSI TJETËR
 
Dokumentacioni i nevojshëm: 
 
NGA KONSULLI
 
1. Çertifikatë lindjeje
2. Çertifikatë familjare 
 
NGA APLIKANTI
 
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU
2. Dëshmi penaliteti e lëshuar në vendin e shtetësisë tjetër që ka aplikanti (apostiluar/legalizuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe) 
3. *Dokument i cili vërteton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare (Fotokopje e dekretit të Presidentit, njehësuar me orgjinalin ose shkresë nga Institucioni i Presidentit të Republikës mbi heqjen dorë nga shtetësia shqiptare) 
4. Fotografia e aplikuesit (3 copë) (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre)
5. Mandat pagesa
6.Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar në Republikën e Shqipërisë.
7.Kopje e noterizuar e dokumentit te identitetit gjerman, e apostiluar, përkthyer dhe noterizuar në gjuhën shqipe
 
Tarifa për këtë shërbim: 
Për shërbimin që do të kryhet, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.
 

Adresse

Botschaft der Republik Albanien
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Konsularischer Dienst

Tel. +49 30 25942013

Notrufnummer

Mobile +49 174 86 195 87

Politischer Dienst und Verwaltung:

Tel: +49 30 25942014

Tel: +49 30 25942015

Fax: +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
09:00 - 17:00
Öffnungszeiten Konsularabteilung
Montag 10.00- 14.00
Mittwoch 10.00-14.00
Freitag 09.30 - 13.00