Regjistrimi i fëmijëve në Regjistrin e Gjendjes Civile të Shqipërisë

KENI DY MËNYRA PËR TË BËRË REGJISTRIMIN E FËMIJËS NË ZYRËN E GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI.
 
 

MËNYRA E PARË -Regjistrimi nga prindërit ose personi i autorizuar

 
Ju mund ta bëni vetë regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri ose nëpërmjet një personi të autorizuar nga ana juaj në Shqipëri.
 
Për këtë procedurë duhet të ndiqni hapat si vijon:
 
  1. Certifikatë origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), duhet ta pajisni me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
  2. kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
 
  • - Njëri nga prindërit ose personi i autorizuar nga ana juaj duhet të depozitojë në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri “certifikatën origjinal të lindjes”, me vulë apostille dhe të përkthyer nga një përkthyes zyrtar në Shqipëri (përkthimi i bërë në gjermani nuk është i vlefshëm).
 
Personi i autorizuar nga ana juaj duhet të jetë i pajisur me prokurë të posaçme, të cilën e bëni si vijon:
 
a- Pranë një noteri gjerman (Vollmacht).
 
Pastaj prokurën e bërë tek noteri duhet ta pajisni me vulë apostile (ApostilleStempel), e cila merret në Landsgericht (ose pranë Gjykatës ku noteri gjerman, i cili ka përpiluar prokurën, ka depozituar firmën dhe vulën e tij);
 
b- Pranë Përfaqësisë Diplomatike duke bërë aplikimin tek www.e-albania.al, në linkun:
 
 
   - Prokura e bërë në Përfaqësinë Diplomatike nuk ka nevojë për vulën apostile.
 
Për të bërë prokurën kërkohet prezenca e shtetasit/ve në Përfaqësinë diplomatike, sipas takimit të caktuar pas aplikimit, për të firmosur prokurën.
 
 
 

MËNYRA E DYTË - Regjistrimi nëpërmjet Konsullatës

 
 
Ju mund të bëni, nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike, regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri.
 
Për këtë nevojitet sa vijon:
 
Duhet të bëni “Aplikimi për regjistrim fëmije”
 
KLIKO Website www.e-albania.al
 
- Fillo Procedurën   “REGJISTROHU”
 
- Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar"
 
- Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
 
- Kliko tek “Aplikimi për regjistrim fëmije”
 
- Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
 
 
Linku direkt i aplikimit:
 
 
 
 
Po ashtu, duhet të bëni edhe “Aplikim për përkthim dokumenti”
 
KLIKO Website www.e-albania.al
 
 
- Fillo Procedurën   “REGJISTROHU”
 
- Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar” 
 
- Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
 
- Kliko tek “Aplikimi për përkthim dokumenti”
 
- Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
 
 
Linku direkt i aplikimit
 
 
 
PASTAJ DUHET TË NDIQNI HAPAT SI VIJON:
 
 
Dërgoni me postë në Konsullatë:
 
1. Certifikatën origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), e cila duhet pajisur me parë me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
 
2. kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare);
 
3. letër e shkruar me dorë ose në kompjuter, ku të theksoni se kërkoni regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
 
4. faturën e pagesës 20€ (shihni llogarinë më poshtë)
 
 
Pagesa 20 euro është kostoja e përkthimit të “certifikatës së lindjes” (vërtetim/ (vërtetim/certifikim përkthimi).
 
 
Këtë pagesë duhet ta kryeni në llogarinë si vijon:
 
ALBANISCHES GENERALKONSULAT
 
IBAN: DE20701500001004495725 
 
BIC: SSKMDEMMXXX
 
Verwendungszweck: (emër/mbiemër-përkthim certifikate)
 
Shënim:
 
- Praktika për regjistrimin e fëmijës nëpërmjet Konsullatës kërkon rreth 3 muaj.
- Konsullata nuk mban përgjegjësi, në rast se dokumentacioni (certifikata e lindjes) gjatë transportit me postë humbet apo dëmtohet.
 
MODEL APOSTILE
 
 
 
 
 
 
 

Adresse

Botschaft der Republik Albanien
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Konsularischer Dienst

Tel. +49 30 25942013

Notrufnummer

Mobile +49 174 86 195 87

Politischer Dienst und Verwaltung:

Tel: +49 30 25942014

Tel: +49 30 25942015

Fax: +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Öffnungszeiten

Montag bis Freitag
09:00 - 17:00
Öffnungszeiten Konsularabteilung
Montag 10.00- 14.00
Mittwoch 10.00-14.00
Freitag 09.30 - 13.00