Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për incidentin në aeroportin Leipzig/Halle në Gjermani, duke shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me Gjermaninë, Ukrainën dhe aleatët e NATO-s.
“Një dron që transporton eksplozivë drejt aeroportit Leipzig/Halle nuk është një zonë gri që lë vend për diskutim. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe sigurisë së Europës”, shprehet Kryeministri Rama.
Kryeministri gjithashtu vlerëson se përgjigjja ndaj luftës hibride duhet të jetë e qartë dhe e vendosur, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit mes aleatëve.
“Jemi më të fortë kur veprojmë si një i vetëm.




