Më 14 maj 2026, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit prestigjioz ndërkombëtar Charlemagne Prize në Aachen-Gjermani, organizuar nga International Charlemagne Prize Foundation për Europën e Bashkuar.
Këtë vit çmimi iu akordua ish-Kryeministrit të Italisë dhe ish-Presidentit të Bankës Qendrore Europiane, z. Mario Draghi, i cili u vlerësua për kontributin e tij në ruajtjen e stabilitetit të euros, mbështetjen e Italisë në periudha sfiduese ekonomike, si dhe për angazhimin e tij në promovimin e një vizioni strategjik për të ardhmen e Europës.
I ftuar nderi në këtë ceremoni të rëndësishme, ku tradicionalisht marrin pjesë liderë dhe personalitete gjermane dhe ndërkombëtare, është Kancelari gjerman Friedrich Merz.




