Ministri i Drejtësisë, z. Toni Gogu, zhvilloi një vizitë pune në Berlin më 11-12 qershor, gjatë së cilës realizoi një takim me Sekretaren Parlamentare të Shtetit pranë Ministrisë Federale të Drejtësisë znj. Annette Kramme.
Takimi konfirmoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë në fushën e drejtësisë, integrimit evropian dhe forcimit të shtetit të së drejtës.
Pala gjermane vlerësoi progresin e Shqipërisë në proceset reformuese dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar mbështetjen teknike dhe politike në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.



