Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, zhvilloi një takim me grupin e profesionistëve të rinj të Ministrisë Federale Gjermane për Ekonominë dhe Energjinë, pjesëmarrës në programin “Young Professionals Circle” (YPC), udhëtimi vjetor studimor i të cilit do të sjellë këtë vit rreth 30 profesionistë të rinj në Shqipëri.
Gjatë takimit Ambasadorja prezantoi Shqipërinë dhe zhvilloi një diskutim të hapur dhe dinamik mbi procesin e anëtarësimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian, reformat në vijim, historinë, shoqërinë, kulturën, si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Shkëmbimi i mendimeve konfirmoi edhe një herë se dialogu i drejtpërdrejtë mbetet një nga mënyrat më të mira për të ndërtuar mirëkuptim, bashkëpunim dhe partneritete afatgjata. Takimet dhe shkëmbimet direkte janë gjithmonë të vlefshme dhe frytdhënëse.
Jemi të kënaqur që Shqipëria do të jetë destinacioni përmes të cilit pjesëmarrësit e këtij viti do të kenë mundësinë të thellojnë më tej njohuritë e tyre për Shqipërinë dhe Evropën Juglindore.



