Më 22 maj 2026, u mbajt në Berlin aktiviteti “Albanian Startups Diaspora Roadshow – Connecting Capital & Innovation”, ku mori pjesë Ambasadorja e RSH në Gjermani, znj. Adia Sakiqi.
Ky event, i organizuar nga Agjencia Startup Albania, në bashkëpunim me EU4Innovation dhe Ambasadën e RSH në Berlin, bashkoi startup-et nga Shqipëria, investitorët, sipërmarrësit dhe profesionistët e diasporës me synim forcimin e lidhjeve dhe krijimin e mundësive të reja për inovacion dhe rritje.
U vlerësua si një mundësi produktive për të shkëmbyer ide, për të zbuluar sipërmarrje inovative shqiptare dhe për të kontribuar në biseda domethënëse rreth investimeve, bashkëpunimit dhe të ardhmes së ekosistemit shqiptar të startup-eve.
Krenarë për energjinë, talentin dhe ambicien e themeluesve shqiptarë kudo në botë.
Faleminderit Startup Albania und Arjan Ymeri.




