Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Berlin, z. Artur Kuko, sëbashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës z. Faruk Ajeti, zhvilluan një vizitë zyrtare me autoritetet e Landit të Hamburgut, ku patëm takime mjaft përmbajtësore me z. Jan Pörksen, Sekretar i Shtetit në Senatin e landit të Hamburgut dhe deputetët e landit Dr. Sven Tode (SPD), znj. Sonja Lattwesen (Grüne), z. David Erkalp (CDU), znj. Anna von Treuenfels-Frowein (FDP) dhe z. Sami Musa (FDP). Në qendër të takimeve ishin
• thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë me landin e Hamburgut
• fuqizimi i bashkëpunimit parlamentar
• përforcimi i bashkëpunimit në fushën ekonomike, kulturore dhe turistike
• kanalizimi i potencialit të diasporës tonë.
Kënaqësi të takonim edhe Sami Musën, deputetin e parë me prejardhje nga Kosova në parlamentin e Hamburg-ut, i cili mund të jetë një urë e rëndësishme e thellimit të bashkëpunimit me landin e Hamburgut. Samiu është djali i një veprimtari të hershëm të çështjes së Kosovës në Gjermani dhe i një emri të përveçëm: Bacës Xhelil.



