Të nderuar qytetarë,
Në vijim të aplikimeve në portalin e-albania.al për shërbime konsullore, ju njoftojmë se në sektorin konsullor të Ambasadës së RSh në Berlin nuk është e mundur të ofrohen shërbimeve konsullore me prezencë fizike të shtetasve në ambasadë, perfshirë edhe shërbimin e pasaportave dhe kartave ID nga data 1 mars 2021 deri me datë 10 mars 2021.
Njoftimi i mësipërm bëhet pasi për arsye të pandemisë stafi i ambasadës për shkak gjurmimi kontaktesh potenciale me persona të infektuar nga covid 19 duhet të vazhdojë punën nga shtëpia deri me datë 10 mars 2021.