Konferenca e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, prononcim për median i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani

Në ditën e mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE, që çel grup-kapitullin “Themeloret” në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, ministri Igli Hasani tha se “afati që për anëtarësimin është viti 2030”.
Në një lidhje direkte për “Shqipëria Live” në Top Channel, ministri Hasani tha se dy reformat, e drejtësisë dhe e antikorrupsionit, janë kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Top Channel: Zoti Hasani,  nuk di në është rastësi, megjithatë është mirë për ju personalisht, që ndodhi të jeni në këtë post, në një ditë  kaq të rëndësishme për Shqipërinë. Më tregoni, fillimisht ndjesinë tuaj personale për lajmin, që është historik për vendin tonë.
Ministri Hasani: Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Për të gjithë ne, që jemi të angazhuar  dhe mundohemi prej vitesh, që vendin tonë ta afrojmë pranë familjes evropiane.
Sot është dita, ku konvergojnë dy momente të rëndësishme; përpjekja e gjatë e Shqipërisë për tu futur në Bashkimin Europian dhe e vendeve të Bashkimit  Europian për të pranuar Shqipërinë, me faktin që tashme ne kemi hapur grup kapitullin e I.
Dhe jemi pjesë e gjithë mekanizmit teknik, që do ta bëj vendin  brenda katër viteve të ardhshme pjesë tjetër(19;52)
Top Channel: Zoti Hasani, a mund të shpjegoni për qytetarët shqiptarë çfarë është hapja e grup kapitullit  të parë?
Ministri Hasani: Hapet grup kapitulli i çështjeve themelore, ky është kapitulli që hapet i pari dhe do mbyllet I fundit. Është grup kapitulli i detyrimeve që, kanë të bëjn kryesisht më të drejtat e njeriu dhe parimet thelbësore të cilat përbëjn Bashkimin Europian, familjen europiane dhe ato vlera, që Shqipëria po përpiqet makimalisht tu përafrohen dhe të jenë pjesë e tyre.
Kjo përpjekje dhe fakti që, ne jemi kaq pranë  dhe fakti që ky grup kapitull u hap, fakti që ky grup kapitulli do të negociohet në vazhdim nga fillim i këtij procesi deri në fund.
Prandaj dhe e përmënda që ky grup kapituli që u hap do të jetë edhe i fundit, ngre në maksimum nevojën dhe vëmëndjen e të gjithë aktorëve dhe faktorëve, për të plotësuar detyrimet që kemi.
Nuk janë detyrime që kanë të bëjnë vetëm me qeverinë dhe agjensitë shtetërore, por janë detyrime që kanë të bëjnë me të gjithë shoqërinë.
Jam i bindur që ne të gjithë sëbashku,  të përgatitemi sa më mirë ,në mënyrë që të jemi gjithnjë dhe me afër atij realiteti, që breza të shumtë jo vetëm politikanësh dhe diplomatësh, por edhe njerëz të angazhuar kanë prej 34 vitesh që përpiqen t’ia sjellin Shqipërisë.
Përpjekja 34 vjeçare, tashmë është më afër se kurrë.
Ne, na mbetet të plotësojmë sa më mirë ato gjëra, të cilat duhet të bëjmë.
Top Channel : Jemi poshëtruar 3 herë tha kryeministri Rama, po për ne nuk ka të ardhme tjetër. Cila është detyra  më e vështirë që ka Shqipëria në këto 6 grup kapituj, duke mos përfshirë vetëm atë që, është çelur sot. A kemi ne, pika të dobëta dhe ku duhet të përmirësohemi?
Ministri Hasani: Ka një plan punë të dakordësuar  me Komisionin Europian. Ka një logjik, të cilën Ministria për  Evroën dhe Punët e Jashtme, Kryenegociatoria dhe grupi negociues kanë rënë dakord me Komsionin Europian.
Është një përpjekje le të themi,  që ne, kemi që dëftesë për të marrë në fund të këtij pocesi me aq nota sa dhe kapituj janë për tu plotësuar, për tu mbyllur.
Dhe duhet që ne të bëjmë maksimumin, që të arrijmë rezultatet e nevojshme pozitive.
Kjo përpjekje duhet të na fokusojë dhe të mos të shohim pas, të ecim sa më shpejt përpara në mënyrë që  të arrijmë atë objektiv, të cilën edhe Kryeministri e shprehu qartë sot, që anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Euopian të jetë para vitit 2030.
Top Channel: Është vendsour si limit 2030… duket sikur është një plan konkret i organizuar  nga ana e qeverisë, apo edhe i vetë projekteve që Partia Socialiste ku është kryetar Edi Rama, ka vendosur: “Shqipëria  2030”. A është ky synimi kryesor ?
Ministri Hasani: Ky është synimi kryesor. Është synimi që ne, e kemi shpallur haptazi dhe do përpiqemi në maksimum ta realizojmë.
Nuk është një synim që ia  kemi vënë vetes pa rënë dakort me kolegët e Komisionit Europian.
Në të njëjtën kohë është dhe një ushtrim i logjikshëm, i cili ka të bëjë me faktin që edhe në anëtarësimet e mëparshme, që nga fillimi i hapjes së negociatave deri ne mbyllje të tyre, ka qenë një periudhë 4-5 vjeçare, që ka plotësuar gjithë angazhimin e nevojshëm.
Mos harrojmë se puna e deritanishme, ka qenë angazhimi politik që ka bërë të mundur hapjen teknike të kapitujve. Puna teknike në fund do të mbyllet prapë, me një angazhim politik, prapë të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të cilat do angazhohen me ne, në mënyrë që anëtarësimi të bëhet sa më i shpejt dhe sa më i prekshëm.
Top Channel: Gazetarët shikojnë vetëm pjesën financiare tha Rama, por ka të bëjë më integrimin. Cilat janë pikat ku duhet të fokusohemi më tepër, nëse nuk është financiare ajo që shikojn gazetarët?
Ministri Hasani: Reformat. Është një sërë reformash që  nuk kanë të bëjnë vetëm me administratën, por edhe me reformat në mentalitet. Po marrim përsipër të bëjm një hap gjigand para, pët ta shndërruar shoqërine shqiptarë në një shoqeri të mirëfilltë europiane. Shoqëria e mirëfilltë europiane nuk është vetëm ajo që ndihet, por edhe ajo që sillet si europiane.
Kam përshtypje që ne, jemi shume pranë.
Kemi të bëjmë me një popull që jo vetëm e kanë ëndërruar, gjithë familjet tona, gjithë njerëzit tanë e kanë ëndërruar të jenë pjesë e Bashkimit Europian prej dekadash, por edhe angazhimi i përhershëm i qytetarëve tanë është angazhim i vërtetë europian.
Njoh shumë njerëz që kaloj kufirin dhe hyjnë në Shqipëri dhe ndjejn menjëherë një ritëm dhe energji tjetër, një pasion tjetër, një vend krejtësisht europian në Ballkanin Perëndimor.
Top Channel: Besoni se ‘Drejtësia’ është pika jonë delikate?
Ministri Hasani: Dy reforma të mëdha, qeveria i Republikës së Shqipërisë ka  ndërmarrë vitet e fundit, e para ka të bëjë me  reformën në drejtësi dhe  e dyta, është ajo që sapo ka nisur dhe do ti ketë frytet e veta shumë shpejt,  reforma për luftën kundër korrupsionit.
Janë lëvizje të cilat kërkojnë jo vetëm angazhim të madh dhe forcim të kapaciteteve, por edhe një fokus të fortë politikë.
Kam përshtypje që reforma të tilla, janë të pakta në vendet e Bashkimit Europian që i kanë ndërmarrë.
Kurse nga vendet kandidate nuk shoh ende ndonjë prej tyre, përveç Shqipërisë që të kenë bërë të tilla.
Top Channel: Zoti Ministër, sot kë kemi aleatë kryesor që lobon  në favorin tonë për Shqipërinë! Gjermania, Franca, Italia.. Kë do veçonit ju?
Ministri Hasani: Shqipëria ka 27 aleatë në këtë përpjekje. Shqipëria ka 27 vende anëtarë të Bashkimit Europian i ka  aleatë në këtë përpjekje.
Shqipëria ka aleatë Komisionin Europian, SHBA dhe Britaninë e Madhe, të cilat nuk janë pjesë e bashkimit, por ëndërrojn dhe shtynë përpara, që të bëjnë të mundur anëtarësimin sa më shpejt të vendit tonë.
 
Në një strukturë, e cila është strukturë e vlerave demokratike, e vlerave të  sundimit të ligjit dhe e  vlerave ekonomike të qendrueshme të tregut.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor

!!! Për pyetje rreth takimeve në Ambasadë, aplikimeve për leje kalimi, pasaporta, karta ID, humbje të dokumenteve, prokura, deklarata noteriale, nënshtetësi shqiptare, lindje, martesa, etj., si dhe për informacione të ndryshme:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjencës

!!! Për rastet urgjente si vdekje, aksidente, ndalime/arrestime:

Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

konsullata.berlin@mfa.gov.al

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar i Ambasadës

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për

Zyrën Konsullore


E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00