Leje Kalimi per te rritur dhe te mitur

--- LEJE KALIMI PËR TË RRITUR
 
Ju mund të aplikoni për leje kalimi në Ambasadën e RSh në Berlin.
 
Leje kalimi është dokument i vlefshëm udhëtimi që përdoret vetëm njëherë dhe që krijon mundësinë që të ktheheni në Shqipëri, në mungesë të pasaportës.
 
Për t'u pajisur me lejekalimi:
 
Dokumentacioni i plotë për leje kalimi për të rritur:
 
1. Vërtetimi juaj i identitetit bëhet me një nga dokumentet e mëposhtme nëse i keni:
- Paraqitja e Pasaportës se pavlefshme ose të skaduar dhe një fotokopje pasaporte ose;
- Kartë identiteti origjinale edhe të pavlefshme ose;
- Certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 3 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit ose,
- Leje drejtimi automjeti.
 
2. Në rast se kërkesa për leje kalimi bëhet për arsye të humbjes së pasaportës, atëherë kërkuesi i lejes së kalimit duhet të paraqesë në ambasadë edhe dokumentin e denoncimit në polici për humbjen e pasaportës i pajisur me vulë apostile. Ju mund të bëni edhe vetë deklarim për humbje pasaporte në ambasadë kundrejt pagesës 30 euro për llogari të ambasadës për shërbimet konsullore.
 
Në rastet kur pasaporta ju ka skaduar duhet ta sillni me vete.
 
3. Përveç dokumenteve të mësipërme, shtetasi që kërkon lejen e kalimit duhet të sjellë me vete edhe dy fotografi aktuale pasaporte 4 x 5 cm
 
4. Si dhe dëshminë e pagesës prej 30€ të kryer në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore për leje kalimi (për rastet kur keni denoncim nga policia ose kur keni pasaportë të skaduar) ose 60 euro për rastet kur nuk keni denoncim dhe do të bëni vetë deklarim në ambasadë për humbje pasaporte.
 
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
 
Shënim:
 
Te fusha e qëllimit të pagesës (Verwendungszweck) duhet shënuar lloji i shërbimit që kërkohet dhe emri i personit të cilit i përket dokumenti.
 
Shtetasit që do të paraqiten në Ambasadë për të marrë shërbime konsullore, duhet të kryejnë transferta bankare 3 ditë përpara takimit në përfaqësi.
 
Ditën e paraqitjes duhet të keni me vete të gjithë dokumentacionin e mësipërm dhe mandat pagesat e printuara.
 
Nëse do të bëni vetë deklarim në ambasadë për humbje pasaporte (pra nuk keni denoncim nga policia gjermane) përpara se të paraqiteni në ambasadë duhet të aplikoni në portalin e-albania.al për shërbimin vërtetim për vetë deklarim për humbje pasaporte.
 
 
Për të marrë takim në ambasadë ju duhet të aplikoni online:
 
 
PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN
 
KLIKO Website   www.e-albania.al
 

Plotësoni formularin e aplikimit.
 
Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktojë Konsulli me e-mail ose telefon për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
 
Ditët e hapjes së ambasadës janë të hënën, të mërkurën dhe të premten 10:00-14:00 me përjashtim të festave zyrtare.
 
 

--- LEJE KALIMI PËR TË MITUR
 
 
Aplikimit tuaj i mungon dokumentacioni. Lutem plotësoni aplikimin me dokumentet e identifikimit të prindërve dhe Certifikatën e Lindjes së fëmijës me vule apostile. Pa këto dokumente, procedura nuk mund të vijojë.
 
Për leje kalimi për të udhëtuar për në Shqipëri
 
Kur bëhet fjalë për lëshimin e një lejekalimi për të mitur (mosha nën 18 vjeç), para punonjësit konsullor së bashku me fëmijën duhet të jetë i pranishëm të paktën njëri nga prindërit.
 
Dokumentacioni i kërkuar për leje kalimi për fëmijë:
 
1. Vërtetimi i identitetit të të 2 prindërve duke paraqitur pasaportën për secilin;
2. Certifikata e lindjes me vulë apostile (geburtsurkunde me vulë apostile në rastin kur fëmija nuk është regjistruar akoma në Shqipëri). Akti/Certifikata gjermane e lindjes pa Vulën Apostile është e pavlefshme dhe për rrjedhojë nuk e bën të mundur ofrimin e shërbimit të kërkuar.
Ndërsa kur fëmija është i regjistruar në Shqipëri duhet të sillni certifikatën e lindjes së fëmijës e lëshuar nga zyra e gjendjes civile në Shqipëri pa pasur nevojë të sillni aktin/certifikatën e lindjes gjermane; Në rast se njeri nga prindërit është i huaj aplikimi është mirë të bëhet nga prindi me shtetësi shqiptare dhe ditën e takimit duhet të jetë patjetër i pranishëm prindi me shtetësi shqiptare në rast se të dy prindërit nuk e kanë të mundur të jenë prezent. Duhet paraqitur pasaporta e vlefshme e prindit me shtetësi jo shqiptare ditën  e aplikimit edhe nëse nuk vjen dot ne takim.
3. Dy fotografi aktuale pasaporte 4 x 5 cm me sfond të bardhë, format dokumenti zyrtar dhe i bërë në studio profesionale fotografike të fëmijës; Fotografitë e bëra nga vetë prindërit me telefon dhe jo në formate zyrtare si për pasaportë) nuk pranohen dhe shërbimi është i pamundur në një rast të tillë.
4. Dëshminë e pagesës prej 30€ të kryer në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore.
 
Të dhënat bankare ku duhet bërë pagesa:
 
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
 
Shënim:
 
Te fusha e qëllimit të pagesës (Verwendungszweck) duhet shënuar lloji i shërbimit që kërkohet dhe emri i personit të cilit i përket dokumenti.
 
Shtetasit që do të paraqiten në Ambasadë për të marrë shërbime konsullore, duhet të kryejnë transferta bankare 3 ditë përpara takimit në përfaqësi.
 
Ditën e paraqitjes duhet të keni me vete të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe një fotokopje të dokumentacionit.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor

!!! Për pyetje rreth takimeve në Ambasadë, aplikimeve për leje kalimi, pasaporta, karta ID, humbje të dokumenteve, prokura, deklarata noteriale, nënshtetësi shqiptare, lindje, martesa, etj., si dhe për informacione të ndryshme:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjencës

!!! Për rastet urgjente si vdekje, aksidente, ndalime/arrestime:

Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

konsullata.berlin@mfa.gov.al

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar i Ambasadës

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për

Zyrën Konsullore


E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00