Më 9-10 tetor 2024, në Ministrinë Federale të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit (BMZ) u zhvilluan Negociatat Ndërqeveritare për bashkëpunimin zhvillimor ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në bashkëpunimin afatgjatë ekonomik mes dy vendeve.
Sekretari gjerman i Shtetit z. Nils Annen, Drejtoresha e SASPAK znj. Eridana Cano dhe Ambasadorja e RSH në Gjermani znj. Adia Sakiqi hapën diskutimin, duke nënvizuar forcën e partneritetit mes dy vendeve tona. Të dy palët përsëritën angazhimin e tyre të përbashkët për të punuar ngushtë së bashku, duke siguruar vazhdimin e suksesshëm të projekteve ekzistuese dhe zhvillimin e nismave të ardhshme në sektorët kyç me interes të ndërsjellë. Bisedimet u fokusuan në zhvillimin e qëndrueshëm, axhendën e gjelbër, infrastrukturën dhe rritjen ekonomike.
Rezultatet e këtyre bisedimeve do të përkthehen në projekte konkrete, duke riafirmuar marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të frytshme mes vendeve tona.