Postuar më: 29/05/2024
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani, merr pjesë në një diskutim dinamik mbi zgjerimin dhe reformat e BE-së me studentë dhe akademikë në Jacques Delors Institut Berlin dhe Hertie School në Berlin.
Në fjalën e tij, Ministri bëri thirrje për një fokus strategjik të BE-së në integrimin e Ballkanit Perëndimor, një komponent kyç për sigurinë dhe prosperitetin e Evropës.
Ministri theksoi se Shqipëria shfaq një përkushtim të vazhdueshëm ndaj vlerave të BE-së dhe është gati për një proces të shpejtë integrimi.