Më 10 tetor 2024 u nënshkrua në Berlin Protokolli i Bashkëpunimit me Gjermaninë 2024 - 2026, me fokus zhvillimin e sektorëve prioritarë të Qeverisë Shqiptare, lidhur me energjinë dhe infrastrukturën, turizmin, arsimin profesional, bujqësinë, si dhe mbështetjen teknike në procesin e përafrimit të legjislacionit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.
Ky protokoll parashikon një mbështetje financiare për Qeverinë Shqiptare në vlerën prej 93.9 milion Euro, ose rreth 22% më shumë krahasuar me mbështetjen financiare të ofruar gjatë periudhës 2022 - 2024.
Gjermania mbetet një ndër partnerët më të rëndesishëm të Shqipërise në rrugën e saj drejt zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe integrimit në Bashkimin Europian.