Nis në Berlin Java e Kulturës Shqiptare dhe Nëntori Kuqezi me koncertin mbresëlënës “Ethno Jazz nga Shqipëria” nga e famshmja, Vikena Kamenica & Band

Postuar më: 21 nëntor 2024
 
Me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Berlin, në një atmosferë magjepse dhe të ngrohtë, më 20 nëntor 2024, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Gjermani Berlin organizoi koncertin “Ethno Jazz nga Shqipëria”,  me këngë nga të gjitha krahinat shqiptare nga Vikena Kamenica & Melos Project Band.
 
Morën pjesë zyrtarë të institucioneve gjermane, trupi diplomatik dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në Gjermani.
 
Koncerti u hap me një përshëndetje të veçantë të Ambasadores, znj. Adia Sakiqi.
 
Nën magjinë e zërit mahnitës të Vikenës dhe me performancën emocionuese të grupit të saj muzikor publiku përjetoi momente të paharrueshme të një udhëtimi emocional në trashëgiminë artistike dhe historinë e lashtë shqiptare.
 
Mirënjohje dhe falenderime artistëve tanë të jashtëzakonshëm që nëpërmjet artit dhe muzikës së tyre e bënë këtë mbrëmje vërtet magjike.
 
Një falënderim i veçantë për z. Gent Lazri dhe ChoralSpace për mbështetjen në organizimin e këtij aktiviteti.
 
Gëzuar Festat e Nëntorit!

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Ambasada e RSH-së në Berlin - Botschaft der Republik Albanien

Sektori Konsullor

!!! Për pyetje rreth takimeve në Ambasadë, aplikimeve për leje kalimi, pasaporta, karta ID, humbje të dokumenteve, prokura, deklarata noteriale, nënshtetësi shqiptare, lindje, martesa, etj., si dhe për informacione të ndryshme:

Tel +49 30 25942013
Tel +49 30 81816894

Nr. i emergjencës

!!! Për rastet urgjente si vdekje, aksidente, ndalime/arrestime:

Mobile +49 174 8619587

Sektori Politik dhe Administrativ

Tel. +49 30 25942014
Tel: +49 30 25942015
Fax +49 30 25931890

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

konsullata.berlin@mfa.gov.al

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

Orari zyrtar i Ambasadës

E hënë- E enjte
09:00 - 17:00
E premte
09:00 - 14:00

Orari zyrtar për

Zyrën Konsullore


E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 13.00