AMBASADA INFORMON TË GJITHË SHTETASIT SHQIPTAR QË JETOJNË NË GJERMANI SE:
AFATI I VLEFSHMËRISE SË PASHAPORTAVE TË SHTETASVE SHQIPTARË QË PËRFUNDON BRENDA VITIT 2020, ZGJATET DERI NË 31 DHJETOR 2020.
Ambasada e RSH në Berlin do të njoftojë institucionet Gjermane me Notë Verbale për këtë vendim. Gjithësesi, nëse institucionet në Gjermani do të kërkojnë paraqitjen e një vërtetimi nga ana juaj që konfirmon zgjatjen e afatit, vërtetimi do të lëshohet nga shërbimi konsullor i Ambasadës në Berlin si dhe nga Konsullata në Mynih.