Së bashku me kolegun dhe mikun Enver Hoxhaj, Ministren Bavareze për Çështjet Evropiane Beate Merk, çelëm Konsullatën e përbashkët në Mynih.
Shtëpia e re e shqiptarëve në Mynih mbulon landet e Bavarisë, Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Saarland, duke ofruar shërbime të sigurta e transparente.
Konsullata e Përgjithshme do ti japë një shtysë intensifikimit të marrëdhënieve ekonomike e kulturore me landet të cilat janë në rrethin e juridiksionit e saj.
Konsullata e Përbashkët e Mynihut është e treta pas Milanos e Barit. Dëshmi e qartë e partneritetit strategjik e natyral ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Ky përfaqësim i përbashkët përbën një formë moderne të asistencës së ndërsjellë për qytetarët tanë jashtë vendit.
Dëshiroj të falenderoj të gjithë të pranishmit në ceremoninë e inagurimit. Autoritetet gjermane për lehtësimin e procedurave. Një falenderim i veçantë për Bacën Rifat Jashari, familja e të clit është simbol i shqiptarisë dhe asaj çka ne ndërtojmë së bashku, në përgjigje të shqiptarëve kudo jetojnë.
#MPJ- për shërbime konsullore të sigurta, transparente dhe me kosto të ulët.